Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i multivitaminave gjatë shtatzënisë

Gjate shtatezanise motra ime nga Amerika mi ka pru hapat prenatal te cilat i kam perdore, e kam pyet edhe mjekun, me ka thene qe jane shume te mira, por me doket asgje nuk me kane ndihmu se femiu ka lind shume i vogel dhe shume pak shton peshe.

Ermira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia është gjëndje e re, e organizmit të gruas. Në shtatzënitë normale, rritja fetale varet edhe nga përbërsit ushqimorë si dhe transporti i tyre dhe i oksigjenit nëpërmjet placentës, nga nëna tek bebi. Ka edhe shumë faktor të tjerë të rëndësishëm që përcaktojnë rritjen fetale. Gjatë dhjetëvjeçarve të fundit përmirësimi i kujdesit neonatal, ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve që fëmijët të lindin me peshë normale.

Në këtë kujdes bën pjesë edhe marrja e multivitaminave e cila i rekomandohet çdo gruaje shtaztënë. Multivitaminat e liçensuara dhe përdorimi i tyre brënda afatit të skadencës, ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen normale të bebit si dhe në mirëqënien e nënës.

Shkaqet që bebi juaj ka lindur nën peshë, janë të ndryshme. Mjeku juaj duhet t’i përcaktojë ato me qëllim që të mos ndodhin problemet e rritjes fetale, në një shtatzëni tjetër.

Për ecurinë e peshës së fëmijës tuaj pas lindjes, do të jetë më mirë të konsultohet me një mjek pediatër. Ai do t’ju rekomadojë sasinë, cilësinë dhe shumllojshmërinë e ushqimit të fëmijës tuaj. Nëse fëmija ka probleme të rëndësishme të ecurisë së peshës, atëherë është e nevojshme që ta diagnostikoni për ndonjë shkak shëndetsor të mundshëm.

/komuniteti