Damarët në shtatzëni
Ervina Aliaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ervina
Shtatzënia tradicionalisht është konsideruar si një nga periudhat me rrezik të lartë për krijimin e venave varikoze dhe të venotrombozave. Për të parandaluar një situatë të tillë, duhet së pari të mos shtosh mbi peshën e parashkuar të shtatzënisë dhe së dyti, të konsultohesh me një mjek angiolog i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshillat e duhura.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam futur ne muajin e 4 te shtatzanise dhe doja te dija ne lidhje me damaret se si krijohen dhe si mund ti parandaloje? Per momentin nuk kam probleme por kam frike mos me krijohen me pas. Lexova nje link qe kishit shfaqur ketu por nuk mora pergjigjen qe doja. Faleminderit.