Tensioni i ulët
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Hypotensioni, është i njohur te gratë shtatzëna. Në momentin që ke ndjenjën e maramëndjes, qëndro në pozicionin shtrirë anash majtas. Kështu do ta ndjesh veten më mirë dhe më të qetë. Për ankesën tjetër që ke, bëj një analizë të gjakut komplet ku mjeku që të ndjek shtatzëninë të vlerësojë situatën. Janë të rekomanduara në këtë periudhë edhe marja e vitaminave, kripëravë minerale dhe suplementi me hekur. Nëse nuk i merr multivitaminat, kërkoja mjekut tënd që ti përshkruajë ato.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Jam ne javen e 29 por tensioni po me bjen shume, eshte hera e 3 qe po me ndodh dhe po kam marramendje. Sot kur me ndodhi isha ne qytet nuk kisha mundesi me mat por kur u ktheva ne banese e mata 60/40, hengra pak buke po nuk po me ngritet gati nje ore dhe po ndihem shume e lodhur. Zakonisht herave te tjera e kam 110/70, jam shume e brengosur a mund te ndikoj keq te beba tensioni i ulet? E kam edhe nje brenge tjeter, kembet po me rrin shume te ftofta, nuk po mundem me i nxe ne asnje menyre a ka te beje me ndonje pagjaksi? Ju lutem te pergjigjeni ne pyetjen time sepse jam shume e brengosur, faleminderit paraprakisht.