Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa vezë prodhon vezorja në një cikël?

Pershendetje doktor Memli! Doja tu beja nje pyetje! Tentoj per shtatzeni, shkova tek doktori dhe ai me tha qe ne kete cikel vezorja jote ka prodhuar 4 veze, i pashe dhe ne ekografi dukeshin shume veze te medha dhe te zeza, sot me date 12 mars une kam diten e 16 (qe pas dites te fillimit te menstruacioneve te fundit) dhe kam dhimbje te lehta dhe te bezdisura barku! A mund te jete kjo dita qe mund te ngel shtatzene? Doktor dhe nje pyetje kisha: nqs me vijne perseri periodat ato 4 vezet qe kam shkaterrohen te katerta? Dhe a eshte normale qe te me prodhoje vezoria 4 veze ne nje cikel? Shume faleminderit per vemendjen qe na kushtoni! Gjithe te mirat!

Sonila Ajeti (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Sonila,

Normalisht gjate nje cikli menstrual prodhohet vetem nje qelize veze, por nese je duke marre barna te cilat stimulojne ovulacionin mund te piqen disa folikula (pra jo vetem nje). Ne çdo fillim te ciklit menstrual "rekrutohen" disa folikula dhe vetem njeri prej tyre do te rritet mjaftueshem per te pelcitur e per te liruar qelizen veze. Ky quhet folikuli dominant. Nese nuk vie deri te shtatzenia ato folikula zhduken dhe ne ciklin e ardhshem do te piqen folikula te reja. Ndodh rrallehere qe gjate nje cikli menstrual te piqet jo nje por dy (ose akoma me rralle tri) qeliza veze... por kjo ndodhe shume rralle.

/komuniteti