Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tubat e mitrës janë të bllokuara

Doktoreshe ju pergezoj per punen tuaj, pyetja ime qendron ketu, nga se shkaktohet bllokimi i tubave te mitres dhe ne rast se jane te bllokuara a ka mundesi te kurohen me ilace apo vetem me nderhyrje? Ju faleminderit, ju uroj pune te mbare.

Delisia Delis (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Delisia

Ka një sërë shkaqesh që bllokohen tubat e fallopit. Midis tyre shkaku më i shpeshtë janë infeksionet gjenitale si dhe mos trajtimi korrekt i tyre çon në mbylljen e tubave. Është mjaft i vështirë trajtimi medikamentoz. Edhe ndërhyrja operatore ka përqindje të lartë të mos suksesit.

Nëse kërkon shtatzëni, atëherë një nga metodat më të rekomanduara është metoda e fertilizimit in vitro.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti