Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e këmbëve në fillim të shtatzënisë

Pershendetje... jam shtatzane ne muajin e pare, po kam dhimbje te medha te dy kembeve po pulpa poshte e kembes eshte si gur dhe me dhemb akoma me shume kur e prek. Poashtu dhe kembet me dhembin shume kur i prek... a ka rrezik nje gje e tille? Pres pergjigje, flm.

Anxhela Kame (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anxhela

Ngërçcet gjatë shtatzënisë kanë shkaqe të panjohura, por mendohet që mund të jetë rezultat i uljes së nivelit të kalciumit dhe rritjes së nivelit të fosforit në gjak. Trajtimi përfshin më pak qumësht dhe shtesa që përmbajnë fosfat kalciumi. Duhet rritur marja e kalciumit pa fosfor dhe marja e magneziumit. Trajtimi simtomatik, konsiston në masazhin e këmbëve dhe ngrohjen lokale të tyre.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti