Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i ulët gjatë shtatzënisë!

Pershendetje Dr. jam ne javen e 29 dhe kam marramendje, tensionin e kam pas shume mire po keto dite me keputen kembet dhe e kisha 100/52 a eshte normale kjo, dhe kam enjtje te kembeve sikur me mpiksen edhe shtrire nuk mund te qendroj. Analizat me dolen se jam anemike, pranoj ampulla "tothema" po s'shoh ndonje ndryshim. Do me pelqente mendimi yt! Te pershendes.

Edita ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Ulja e tensionit arterial njihet në shtatzëni. Kjo ndodh kyesisht gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Nëse ndodh edhe më vonë, që gruaja të jetë e qetë dhe pa ankesa rekomandohet qëndrimi shtrirë anash majtas për të evituat shtypjen e vazave abdominale. Ky pozicion ndihmon në uljen e edemave të ekstremiteteve kur ato fryhen gjatë ditës. Anemia në shtatzëni ndodh si rezultat i uljes së nivelit të rezervave të hekurit në gjak. Prandaj marrja e suplementit të hekurit është e nevojshme. Ampulat me tot’hema, janë një terapi mjftë e vlefshme. Rikontakto me mjekun pas mjekimit , për ta vazhduar terapinë deri në fund të shtatzënisë dhe deri në 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti