Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Therrjet në bark gjatë shtatzënisë

E dashur e doktoreshe. Jam 11 javeshe shtatzene dhe ne fillim kam pasur shume gjakderdhje, por tani skam me dhe jam mire. Por ka dy dite dhe para pak ditesh qe kam pasur sekrecione ngjyre kafe. Theksoj se para se te kisha gjakderdhje kisha sekrecione ngjyre kafe. Po ashtu me ndodhi dhe dje, por sme vetem pak sekrecione ngjyre kafe dhe tani skam me, por kam nganjehere kam therje barku nga poshte, dhe nganjehere siper barkut ne krahe te majte. A eshte gje qe duhet te shqetesohem pasi kam frike sepse kam deshtuar dhe njehere para nje viti. Uroj te jeni mire. Shqiponja.

Shqiponja Celepija (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqiponja

Kur dhimbjet e barkut shoqërohen me gjakrjedhje, atëherë kjo të bën të mendosh se mund të jesh para rezikut për një abort. Drejtohu menjëherë te mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të marë trajtimin e duhur. Të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë shtrirë, të evitosh punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e gjata deri sa gjëndja të stabilizohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti