Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut në javën e 27

Pershendetje doktoreshe. Te falenderoj shume qe ke kohe me na dhene pergjigjet ne kohen e caktuar. Jam shtatzene per here te dyte. Jam ne javen e 27 sot kam shume dhimbje ne fund te barkut nuk po mundem te leviz dot. Nganjehere me ndalet edhe kemba e majte nuk mundem as te ec. Mirepo kjo ndodh shpesh deshta te dije a eshte normale dhimbje te padurueshme ne kete moshe te shtatzanise sepse jam bere merak dhe nuk mundem te shkoj tek mjekja ime sepse te premten e kam terminin. Me ndihmo te lutem.

Mimoza <3 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Dhimbjet e forta në fund të barkut, nuk kanë arsye që të ndodhin në këtë moshë të shtatzënisë. prania e tyre, tregon mundësinë e lindjes parakohe. Për këtë arsye mos prit ditën kur ke takimin me mjekun gjinekolog, por kontaktoje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të marë trajtimin e duhur. Dhimbjet e këmbës ndodhin nga shtypja që bën mitra e zmadhuar nga shtatzënia, nervave që inervojnë këmbën. Në këto raste, rekomandohet qëndrimi shtrirë anash majtas, sepse lehtëson dhe ndihmon gjendjen e përgjithshme të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti