Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lejohen ovulat gjatë shtatzënisë?

Mirembrema! Doja tju pyesja se para dy javesh perdora me rekomandimin e mjekut macmiror complex per nje lloj myku qe me doli. Po gjate kesaj kohe une vazhdova marredheniet normalisht. A ka rezik kjo ne rast se une mbetem shtatzane gjate kesaj kohe? Ju faleminderit per kohen qe ndani me ne!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eris

Zakonisht në rastet kur rekomandohet marja e mjekimeve lokale, si ovulat macmiror, nuk janë të rekomanduara raportet seksuale. Infeksionet ginekologjike prishi cilësinë e mukusit cervical duke bërë të pamundur penetrimin e spermatozoidëve. Në këto kushte, shtatzënia është e vështirë të filloj. Prit datën e menstruacioneve të ardhëshme dhe javën e parë të saj, bëj testin e shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti