Bebi poshtë!
Arjana Ajeti
(14 vite më parë)
Pershendetje Arjana,
Fakti qe ke pasur dy aborte natyrisht qe te ben te jesh shume e shqetesuar. Ke bere ate qe eshte dashur te behet, prandaj krejt cfare duhet te besh tash eshte qe te perpiqesh te jesh e qete dhe te respektosh keshillat e mjekut. Pojasi (rripi qe mban barkun te ngritur) nuk te ben dem. Une te rekomandoj qe te besh analizen e urines per te pare se mos ndoshta arsyeja e urinimit te shpeshte eshte infeksinoi urinar dhe jo zbritja e bebes poshte. Beba ne javen 19 eshte shume e vogel dhe nese zbret poshte shkakton shenja tjera e me pak urinim te shpeshte.
Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!
Pershendetje doktor, jam 19 javeshe shtatzene dhe para 3 jave kam bere cerkllazhen. Para disa dite kam qene ne vizite tek gjinekologja ime dhe me tha qe me bebin eshte gjithcka ne rregull mirepo eshte shume poshte dhe per ate arsye edhe urinoj shume shpesh. Ajo edhe me preferoi ta barti pojasin per shtatzena kur qendroj ne kembe. I kam pasur 2 aborte 16 dhe 17jave me pare dhe jam shume e shqetesuar per poziten e bebit kam frike qe me ndodh nje lindje para kohe. Cfare me kishit propozu ju i nderuari doktor a mund gjate kohes te ngritet bebi nalte apo a ka ndonje menyre gjate shtrirjes qe te ngritet bebi nalte? Cfare mendoni ju per pojasin per shtatzena? Ju lutem per pergjigje, ju pershendes.