Si ta heq fëmijën nga gjiri?
Eggi E
(14 vite më parë)
Përshëndetje Egi
Mirë do të jetë që fëmijën ta largosh nga ushqimi me qumësht gjiri. Ndalimi i ushqimit me gji shmang stimulimin e thithkave, por edhe ndalimi i shtrydhjes ose pompimit si dhe veshja e sytjenave speciale ndihmojnë në largimin e qumështit të gjirit. Nuk është argument justifikues shprehja “se të dhimbset”. Vajza e ka kaluar fazën e rritjes me qumësht gjiri e tashmë ajo ka nevojë të ushqehet me ushqimet e tjera natyrore. Mos ki frikë as për vetën e as për vajzën. Të dyja do të jeni shumë mirë edhe pas shkëputjes së vajzës nga qumështi i gjirit.
Të uroj gjithë të mirat.
E dashur doktoreshe, une e kam vajzen 3 vjec dhe ende e kam ne gji nuk po mundem asesi ta largoj. Kam provuar disa here po perseri me eshte dhimbsur dhe kam vazhduar ti jap dhe tani me eshte mjaft e madhe per gji nuk di si ta heq keshtu me gjera qe thone grate nuk mundem kursesi me jep nje keshille si tja bej a eshte e demshme me barna apo dicka e tille, me trego te lutem me saktesisht cfare te bej? Pres pergjigjien tende me padurim. Me respekt.