A kam mbetur shtatzënë?
Letisja Dedaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Leti
Mendoj se nuk ka probleme për t’u shqetësuar, për çka tregon. Himeni (cipa e vaginës) është e pasur me vaza gjaku dhe laceracioni (çarja) e tij, mund të korespondoj me çarjen e vazeve të gjakut që janë shkak i hemorragjisë. Ndodh që edhe në dy-tre raporte të tjera pasardhëse, të ketë përsëri gjakrrjedhje të lehtë si rezultat i dëmtimit të këtyre vazeve ose të tjerave.
Nëqoftëse edhe pas disa raportesh të tjera seksuale vazhdon gjakrrjedhja, duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen. Nëse partneri juaj nuk ka ejakuluar mbrenda atëherë nuk mund të ndodh shtatzënia. Dhembja e lukthit nuk paraqet simptomë shtatzënie.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Me 6 mars kam kryer marredhenie per here te pare dhe kam humb virgjerine, kam derdhur shume gjak kur kam kryer marredhenie por i fejuari im nuk eshte derdhur brenda, mirepo une kam frike se mos kam mbetur shtatzene! Une nuk kam asnje simptome perveq qe me dhemb shume lukthi. Doja ta dija a kam mbetur apo jo?