Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon alergjia në shtatzëni?

Jam 4 javeshe, une jam alergjike mund te ndikoje keq kjo tek embrioni? Ju lutem me njoftoni doja gjithashtu te dija duhet te marre ndonje kalcium apo ku ta di une qe tani apo me vone? Faleminderit

Rovi Ro (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rovena

Alergjine mbaje nën kontroll me mjekun alergolog. Acidi folik është vitamina e parë që merret në shtatzëni, për të mdrojtur tubin neural fetal dhe perdoret deri ne fund të javës së 12-të të shtatzënisë. por kjo periudhë si dhe koha e mëtejshme, përcillet duke konsumuar edhe multivitamina dhe kripra minerale që janë të domosdoshme për ecurinë normële të shtatzënisë dhe zhvillimin normal të fetusit. Rreth javës së 16-të të shtatzënisë, fillohet marrja e suplementit me hekur i cili gjithashtu ndihmon për zhvillim normal të fëmijës. Duhet të kesh kujdes edhe me dietën ushqimore. Shtatzënia nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në mënyrën e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të ushqehet me diçka që nuk i pëlqen. Dieta ushqimore duhet të jetë e balancuar dhe të bazohet në një ushqyerje të rregullt.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti