A duhet ta vazhdoj ta pi këtë ilaç?
Aurora Hysenaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rora
Uterogestani është një tabletë që në përmbajtjen e saj ka sasi progesteroni, i cili ndihmon shtatzëninë. Nëse nuk ke ankesa atëherë mund të ndërpresësh marjen e kësaj tablete. Shija jo e mirë në gojë, të përzjerat dhe të vjellat në fillim të shtatzënisë mendohet se janë pasojë e uljes së nivelit të vitaminës B në gjak dhe e ndryshimeve hormonale që ndodhin prej saj. Kjo gjëndje zakonisht vazhdon deri nga fundi i javës së 12-të të shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Mimoza, ne radhe te pare ju falenderoj per pergjigjet qe ne ktheni. Une jam ne javen e shtate te shtatzanise gjate kesaj kohe kam pire acid folik dhe Utrogestan i cili me mbaroi a duhet te pije prape kete koker? Edhe dicka tjeter kam dhimbje te lukthit dhe goja me rri e hidhur dhe kjo gje me pengon ne ngrenien e ushqimit, a do vazhdoj shume kjo gjendje? Ju faleminderit.