Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e aktit të lindjes

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 36 te shtatzanise. Ka disa dite qe kam rrjedhje te nje lengu (si uje) nga poshte, (pa ere) thjeshte shikoj qe jam lagur. Cfare mund te jete? Kisha dhe nje pyetje: Si ta dalloj qe kane plasur ujrat? (eshte lindja ime e pare). Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Plasja e membranave është një nga shënjat që tregon se ka filluar aktiviteti i lindjes. Kjo situatë mund të jetë e papritur, e vrullshme ose rrjedhje si ujë në sasi të pakët. Drejtohu menjëherë në maternitet për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për tu shtruar.

Të uroj lindje të mbarë.

Luis Luis (14 vite më parë)
po e dashur ela shko ne spital se mundesh mu infektu ti dhe beba

/komuniteti