Rreth shtatzënisë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Arual
Nëse përmasat e fëmijës përputhen me përmasat e baçinit të nënës, atëherë nuk ka arsye të mos provohet lindja vaginale. Nëse mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, mendon që nuk ka premise për lindje normale, atëherë rruga e vetme mbetet lindja me operacion cezarian.
Të uroj lindje të mbarë.


E nderuar doktoreshe, jam ne javen e 36 te shtatzanise dhe dje isha ne kontrolle. Gjinekologu me tha se femija eshte me pozicionin e duhur per lindje normale (ka koken poshte), edhe bebi peshon 3.5 kg. Ai me tha se lindja pas 20 marsit e deri ne terminin e fundit qe e kam me 18 prill konsiderohet normale. A mund te me tregoni qe pesha qe ka femija a rrezikon nje lindje normale vaginale sepse eshte lindja e pare per mua dhe desha ta di a eshte dicka problem se qe 1 jave kam jashteqitje me ngjyre me te mbyllet se zakonisht ka ngjyre me shume si te zeze. A tregon kjo se dicka nuk eshte ne rregull me mua? Ju pershendes shume.