Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotikët në shtatzëni

E nderuara doktoreshe, jam ne javen e 7 te shtatzenise. Kam bere strisho vaginale dhe ka dale infeksion me bakteren Streptokokus agalactiae, si dhe urinokultura me bakteren E.Coli > 100000. Keto bakterie jane te ndieshme ne antibiotikun Cefaleksin dhe mjeku me ka preferu te marr nga 2 gr ne dite, por une nuk po kam guxim te marr barna ngase frigohem mos ndikojne keq ne beben! Cfare me preferoni ju? Ju pershendes, Hanemshahja.

Hana Pr (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Marja e antibiotikëve nuk rekomandohet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, pasi në këtë periudhë ndodh embriogjeneza, formimi i organeve të bebit. Në rastin tënd, nëse infeksioni urinar ekziston, atëherë mund të meren antibiotikë të cilët nuk e kalojnë barierën placentare. Kjo terapi duhet shoqëruar me marjen e shumë lëngjeve. Ndërsa trajtimi për strishon e sekrecioneve vaginale mund të jetë dhe me ovula lokale. Rekomandohet që këto lloj infeksionesh të trajtohen deri në zhdukjen e tyre të plotë, pasi po nuk u trajtuan deri në fund, prishin ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti