Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndjesia e urinimit

Pershendetje doktoreshe, kam nje shqetesim qe me eshte theksuar keto e fundit sapo dal nga tualeti kam nje ndjesi sikur me shkohet perseri, e di qe ne kete periudhe kjo eshte normale por u shqetesova sepse me eshte theksuar me shume tani, kam edhe nje pyetje tjeter po analiza nese bebi po zhvillohet normalisht kur behet (amniocenteza)? Faleminderit.

Marsela Poci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Bëj një analizë të urinës komplet dhe urokulturë, për të vlerësuar situatën. Nëse të rezulton me ngarkesë mikrobiale, atëherë drejtohu te mjeku gjinekolog për të marë trajtimin e nevojshëm. Nuk di përse kanë rekomanduar amniocentezën, por periudha më e favorshme është rreth ose pas javës së 15-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti