A mund te perdore burri acid folik?
Suada Gashi
(8 vite më parë)
Përshëndetje Suada,
Acidi folik ipet tek gratë që planifikojnë shtatzëninë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë për të parandaluar defektet e tubit neural të fetusit. Si vitaminë që është nuk ka asnjë kundërindikacion të përdoret as nga burri juaj, përkundrazi konsiderohet se përmirëson edhe fertilitetin tek meshkujt.
pershendetje doktor isha ne vizit gjinekologjike dhe per planifikim te shtatzanise mjeku me dha edhe acid folik a preferohet te pije edhe bashkeshorti apo ka ane negative tek ai faleminderit nese pergjigjeni