Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Puna në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 12 te shtatzanise dhe qe dy muaj kam pas pushim ne pune mirepo tash po ndjehem me mire, cfare me kishe preferu te filloj punen prape apo jo? E keqja e punes eshte sepse me duhet te qendroje ne kembe per 8 ore, te lutem me kthe pergjegjje sa me pare nuk di cfare te bej, a eshte rrezik te rri aq gjate ne kembe a eshte dicka rrezik per bebin? Ju faleminderit per te gjitha pergjegjjet e deritanishme.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Zakonisht për gratë shtatzëna nuk është i rekomanduar qëndrimi i gjatë në këmbë, punët e rënda dhe ecjet e gjata. Nëse ke mundësi që gjatë punës tënde të qëndrosh edhe ulur, dhe shtatzënia jote nuk paraqet problem atëherë, mund edhe të punosh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti