Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e këmbëve gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene tash ne javen e 33 mirepo tash po kam shume problem gjate nates me dhembin shume kembet saqe kur te zgjohen ne mengjes nuk mundet per nje kohe te gjate te eci fare dhe koheve te fundit qaj shume as vet nuk e di arsyjen se perse qaj ndodh qe gjate dites te qaj me shume se 2 - 3 ore, kjo me brengoj shume mos i bej bebes dem ndonje gje?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Huejda

Dhimbja e këmbëve në shtatzëni ndodh si rezultat i uljes së nivelit të kalciumit dhe rritjes së nivelit të fosforit në gjak. Rekomandohet marrja e një sasie më të shtuar të kalciumit dhe trajtimi simtomatik qëi konsiston në masazhin e këmbëve, në fleksionin e tyre me delikatesë dhe ngrohjen lokale. Stresi gjatë shtatzënisë nuk influencon mirë tek bebi. Për këtë arsye këshillohu me një psikolog, që të japë rekomandimet e duhura për të përmirësuar situatën tënde. Për të qetësuar veten, përdor një gotë çaj ose qumësht të nxehtë para gjumit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti