Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje doktoreshe. Une te dielen hy ne javen e 18 te shtatzenise. Me daten 12 kam bere disa analiza dhe desha te di si me ka dale rezultati sepse jetoj ne Itali dhe viziten e rradhes e kam me daten 23. Dhe rri ne merak... Ft4=1,06ng/dl Tsh=2,81mlu/l Glicemia basale =82 mg/dl Glicemia pas 1 ore qe kam pire glukoze =126mg/dl Glicemia pas 120 min =108mg/dl. Ka 6 muaj qe perdor eutirox per tiroide... Shpresoj te marr pergjigje sa me shpejte sepse rri gjithe merak. Ju falenderoj shume. Te uroj gjithe te mirat.

Sonila Xhafa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Analizat nuk paraqesin ndonjë problematikë të rëndësishëm. Trajtimin e mëtejshëm e vendos konsulta me mjekun endokrinolog mbështetur në rezultatet e analizave dhe gjëndjes shëndetsore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti