Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha pas lindjes

Pershendetje Dr. Mimoza desha tju pyes. Kam vajzen 6 muajsh dhe ushqehet me gji. Mbas lindjes me ka mbetur barku dhe kam shtuar peshe. Po cikli menstrual nuk me ka ardhe ende... a ka mundesi qe te hiqet barku pasi qe te vie cikli? Pershendetje dhe te gjitha te mirat nga Dona.

Likana Vula (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona

Tani ti je në periudhën e gjidhënies dhe është normale që trupi të mos ketë format ideale. Me ardhjen e mestruacioneve, barku edhe mund të bjerë. Megjithëatë, mbaj një korse të fortë e cila do të forcojë muskulaturën e barkut. Gjithashtu mjaft të rëndësishme janë edhe ushtrimet gjmnastikore për të cilat mund ti drejtohesh palestrës.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti