Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periodat mbas lindjes

Prsh doktoreshe urime per punen tuaj, jam nje nene e re kam djalin 8 muajsh dhe kam lindur me operacion dhe jam e shqetesuar se akoma nuk me ka ardhur cikli, mos ndoshta kam ngel shtatzane prape? Ju lutem me thoni sa mund te vonohet cikli mbas lindjes, dhe nje pyetje tjeter atu ku jam bere operacion e kam si te mpire mishin, nuk e ndjej fare qe nga kerthiza e poshte, mos ndoshta keshtu do mbesi gjithmone? Ju flm shume.

Meri Meri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Nëse ti e ushqen fëmijën me gji, atëherë cikli menstrual mund të vonohet edhe një vit. Për të qënë e qetë, largoje dyshimin duke bërë test të shtatzënisë. Përsa i përket plagës operatore, ajo gradualisht do ti fitojë ndjesitë e veta.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti