Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spiralja

Pershendetje mjeke,ka nje muaj qe e kam vendos spiralen,3 dit e para shum mir nuk pata gjakderdhje,e tash qe nje muaj gati kam gjakderdhje tere kohen,her pas here kafe dhe her pas here gjak,nuk e di a eshte normale kaq gjate me pas gjakderdhje,mjeku gjinekolog me tha qe eshte normale,si thoni ju normale kaq shum kohe?Her pas here kam edhe maramendje theksoj qe gjaku nuk eshte as si pika,e as ne sasi te shumte,tash nuk e di edhe ciklin kur e kam sepse tere kohen kam gjekderdhje.Ju lutem per pergjigje.Ju falenderoj.

*** Buna *** (8 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Buna,

Organizmit i duhet ca kohë për tu adaptuar me spiralen si trup i huaj, por gjakderdhja aq e zgjatur nuk është normale. Prandaj duhet rivlerësuar nëse duhet të mbahet apo të hiqet fare.

/komuniteti