Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për jashtëqitjen gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. jam shtatzene per here te pare, jam ne javen e 18-19 te shtatzanise, desha ta bej nje pyetje se pse kam jashteqitje me ngjyre me te mbyllet si nga e zeza, a eshte dicka per tu shqetesuar, tjera probleme me shtatzani skam pasur fare qe nga fillimi kam qene mire, kontrollat me rregull, analizat gjithhere mire veq pata kureshtje te te pyes edhe ty doktorresh e nderuar se per cka ndodhe kjo, per shkak te ndryshimeve hormonale apo pse? Pune te mbare dhe gjithe te mirat, ju falenderoj per perkushtimin tuaj ne kete portal, pres nje pergjigje nga ana juaj.

ija h (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hajrie,

Nuk ka asnjë lidhje midis ngjyrës së errët të jashtëqitjes dhe shtatzënisë. Njyra e errët vjen kryesisht si pasojë e ushqimeve që përdor shtatzëna. Nëse përdor shumë jeshillëqe si spinaqi, brokoli etj, atëherë ngjyra bëhet më e errët.

Një nga ankesat meë të shpeshta që gruaja paraqet gjatë shtatzënisë, është konstipacioni. Në këto raste këshillohet shtim i konsumit të lëngjeve në dietë, i perimeve të gjelbërta dhe komposto me kumbulla. Gjithashtu këshillohen edhe ecjet e gjata në këmbë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti