Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kokëdhembja gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam ne javen e 9-te te shtatzenise dhe kam kokedhembje jo te forte por qe me shqeteson sepse di te zgjas deri ne 2 dite tensionin e kam 110/70 qe me doket se eshte normale, desha te pyes cka mund te pi qe te mos e demtoj frytin?

Brikena Kola (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brikena

Para se të marrësh qetësues për dhimbjen e kokës duhet të konsultohesh me një mjek neurolog, i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas do të vendosë për terapinë. Zakonisht gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë nuk këshillohet marrja e medikamenteve, sepse në këtë periudhë ndodh embriogjeneza (formimi i organeve të bebit).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Eda 1 (14 vite më parë)
Brikena une nga pervoja ime po flas, kur isha shtatzene me dhimbte koka, i pisha deri ne 3 litra uje mbrenda dites dhe pushonte menjehere, prandaj provoje dhe pi uje besoj qe do te kesh sukses, ne te kunderten ndegjoj keshillat e doktoreshes te cilen e falenderoj nga zemra per ndihmen qe na ofron. Shendet.

/komuniteti