Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në fund të shpinës

Pershendetje, jam shtatzene ne javen e 18, deri tash shtatzenia ka shkuar shume mire, por ne kohen e fundit nuk mundem te agazhohem as edhe ne pune te vogla shtepie sepse menjehere me paraqitet dhimbje ne fund te shpines. Ju faleminderit.

Ati Ati (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Atix

Rreth 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së hershme të shtatzënisë. Edhe infeksionet urinare, të cilat janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë, mund të jenë shkaktar të dhimbjes së shpinës. Gjithashtu ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë vëmendjen e mjekut.

Ushtrimet gjimnastikore për kolonën dhe muskujt për rreth saj, janë trajtimi më i sigurtë. Ecja është ushtrim i mirë, por mos ec shpejtë dhe në mënyrë agresive. Shtatzënat nuk duhet të qëndrojnë gjatë në këmbë, gjatë udhëtimeve apo për shkaqe të ndryshme. Ndërro sa më shpesh pozicionin gjatë qëndrimit ulur. Shmang ecjen me këpucë me taka të larta, sepse kjo është e rezikshme pasi shpina tendoset. Gjithashtu, shmang kohëzgjatjen e madhe të punëve të shtëpisë. Mos harro që veshjet duhet të jenë të rehatshme dhe të gjëra.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti