Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe jam anemike. A ndikon anemia ne moszhvillimin e e bebes? Tani qe jam ne javen e 18, a eshte i lart rreziku i deshtimit sepse une i kisha 2 aborte spontane, do ju kisha lutur per pergjigje. Flm per mirekuptimin, ju uroj pune te mbare.

Naze Naze (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nazmije

Bebi që zhvillohet në barkun e nënës, përveç të tjerash ka nevojë edhe për sasi hekuri. Këtë ai e merr nëpërmjet gjakut të nënës, të cilës i harxhohen rezervat e hekurit.

Ushqimet e pasura me hekur, janë zarzavatet dhe jeshillëqet (spinaqi, sallata jeshile, brokuli etj), mishi, peshku, qumështi, djathi, kosi etj. Përdori këto ushqime dhe të tjera si këto, pa rezerva.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani?like=true#676

Gjithë të mirat.

Naze Naze (14 vite më parë)
Shum faleminderit doktoresh per keshillat e tua .Te jam shum mirnjohese te pergezoj per punen e mrekullueshme te cilen arrin te gjitha nenave ti pergjigjesh te falenderoj shum

/komuniteti