Dhembje koke në shtatzani
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Edita,
Nuk te rekomandoj qe te marresh paracetamol ne menyre te vazhdueshme per kokedhimbje. Kokedhimbja eshte pasoje e diçkafit, prandaj duhet te ndryshosh diçka ne menyren e te jetuarit dhe te ushqyerit. Nese nuk ben gjume te rehatshem, nese je e ngarkuar psiqikisht, nese nuk han mire etj, eshte normale qe do te kesh kokedhimbje. Ne kete rast nuk duhet te merret analgjetik, por duhet te ndikohet ne faktoret te cilet e nxisin kokedhimbjen.


Pershendetje doktor, tash jam ne javen e 13 te shtatzanise mirepo nganjehere kam dhembje shume te medha te kokes edhe ate me shume naten me shfaqet, tensionin e gjakut e kam shume mire si dhe te gjitha analizat qe i kam bere me kane dale mire, nga cka mundet me qene si dhe mos te harroj ta cek se me shume me dhemb ana e majte e kokes mbrapa, pres sa me shpejte nje pergjegjje me te vertete jam ne merak, nga medikamentet po perdori vetem paracetamol. Ju faleminderit.