Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku dhe mesi

Doktoreshe me falni qe ju shqetesoj, sic ju kam thene jam shtatzane jave 4-5, sot kam shume dhimbje ne fund te barkut dhe mesit njesoj sic kam kur me vinin periodat, jam trembur shume mund te me thoni nga me vijne keto dhimbje? Ju faleminderit.

Rovi Ro (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rero

Dhimbjet gjatë shtatzënisë e sidomos në fillimet e saj, janë normale nëse nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Por kujdes mga sforcimet e panevojshme derisa shtatzënia të marrë rrugë normale. Me kalimin e ditëve dhe avancimin e moshës së saj, dhimbjet do vijnë duke u larguar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti