Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe! Me 6 -12 shkurt e kisha ciklin e fundit te menstruacioneve. Me 14 shkurt dhe disa here tjera gjate ketij muaji kam patur marredhenie seksuale, me jane vonuar menstruacionet, dje kam bere nje test shtepiak, por me ka dale negativ, gjinjet i kam te ndjeshem dhe majat e tyre me kruhen, kam menstruacione te bardha dhe me shkatojne ndjesine sikur me ka ardhe ciklii menstrual, por ne fakt nuk me vijne. Cfare me keshilloni ju a ka gjase te kem mbetur shtatzene dhe testi nuk me ka dhene rezultate reale?!

Nita Asllani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Pasi testi të kanë dalë negativ, të rekomandoj të bësh një analizë të beta HCG, ajo vlerëson më me shumë saktësi fillimin e shtatzënisë.

Nëse shtatzënia nuk është e pranishme, mjeku do të vizitojë për të gjetur shkakun e vonesës menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti