Dhimbje barku dhe anemi
Naze Naze
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nazmije
Dhimbjet e barkut në shtatzëni, nëqoftëse nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, nuk duhet të jenë problematike. Megjithatë për të përjashtuar çdo dyshim, drejtohu tek gjinekologu që të ndjek shtatzëninë për të bërë ekzaminim ekografik. Nëqoftëse ekzaminimet rezultojnë normal, atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në lidhje me aneminë, të rekomandoj të lexosh linkun:
http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani
Këshillat e rekomanduara në këtë artikull, të sygjeroj ti zbatosh. Të uroj stabilizim të shpejtë të anemisë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Doktoreshe me perpara kisha dy aborte spontane dhe tani jam 18 jave shtazene, kam dhimbje barku si dhe jam anemike, perdor vitamina mamavit a do te mund ta mbaj kete femije a po serish do te abortoj? Te lutem me ndihmo doktoreshe.