Missed abortion
Dallendyshe M.
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Missed abort, quhen ato shtatzëni ku ekspulsioni i fetusit nuk ndodh edhe pse ai ka kohë që ka vdekur. Arsyeja pse disa embrione nuk abortojnë spontanisht nuk është e qartë. Disa nga shkaqet e ndërprerjes së shtatzënisë janë difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksionet, patologjitë sistemike të nënës, faktorë imunologjikë dhe shkaqe të panjohura. Rekomandohet që mjeku që të ndjek, të bëjë ekzaminimet e nevojshme për të gjetur një shkak të mundshëm me qëllim që të mos ndodhë përsëri e njëta situatë.
Të ëuroj gjithë të mirat.
Pershendetje, desha tju pyes para 4 muajsh kam nderprere shtatzanine per arsye se fryti kishte deshtuar, dhe kete e konstatoj gjinekologia, me analizen e pare te beta hcg rezultati me doli 600 mije ndersa pas pastrimit ajo ra ne 500 dhe tani eshte vetem 1, mirepo ato atehere dyshonin ne molla hydatidosa ndersa hiperdiagnosa ka rezultuar me missed abortion, cila duhet te jete dhe cfare rreziqesh paraqesin po te dyja? Me respekt dhe ju lutem per pergjigje pasi qe jam e shqetesuar. Ju falenderoj.