Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë këto shenjat që lindja po afron?

Prsh kam pasur terminin para 5 ditesh por nuk ndodhi asgje. Tani ka nja 2 dite qe kam pasur dhimbje te forta shpine si dhe me ka rene tapa mukoide... per sa kohe mund te filloje procesi i vertete i lindjes?

Megi , (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.

Kontakto menjëherë me mjekun tënd gjinekolog.

Uroj të lindësh një fëmijë të bukur.

Megi , (14 vite më parë)
shum flm doktoresha. pune te mbare

/komuniteti