javë pas jave
Pershendetje Gentiana,
Sipas rekomandimeve te fundit, kategorikisht kunderindikohet nxitja e kontraksioneve me citotek! Duhet ta dish se termini i lindjes eshte nje date e perafert ne te cilin lindin vetem 3% e shtatzenave. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42. Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes.
E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht.
Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. A ka ndodhur tek ti lightening? Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes.
Shenja tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak.
Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodhe me se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.
Uroj te kesh nje lindje te lehte dhe bebe te shendetshme


Pershendetje doktor, jam shtatzane ne muajin e 9-te, terminin e kam kaluar me 16.03.2012, nuk kam dhimbje dhe po ndina mire, gjinekologia ku une kontrollohem me ka dhene tri dite te marr ampula ostradiol per mu qel po asgje, deri me tani me ka thene se mund te lind normal por sot qe kesh ne vizite me pemendi edhe operacionin se jam shume e ngushte, desha te di a ka problem dicka per beben qe ka kalu termini edhe a ka problem dicka per beben nese une jam e ngushte? Pres pergjigjen tende mundesisht sot se neser kam me shku ne kontrolle dhe me ka dhene 1/4 e tabletes cytotec. Flm.