Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndrra e Bartolinit në shtatzëni

Pershendetje doktor, jam shtatzene dhe kam gjendrren e Bartolinit, deri tash nuk kam pasur dhembje dhe asgje mirepo qe dy dite ka fillu dhembje dhe djegje dhe me duket se edhe eshte zmadhuar, jam shume ne merak sepse jam shtatzene, me tregoni te lutem a mund te intervenohet tash qe jam shtatzene apo duhet pritur deri te lind bebja dhe si mund te kurohet deri ne ate kohe sepse jam vetem 13 jave shtatzene? Te lutem me kthe pergjegjje sa me shpejte.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edita,

Mund te intervenohet edhe tash qe je shtatzene. Dhimbja dhe diskomforti qe shkakton pezmatimi i gjendres se Bartolinit mund te jete aq e madhe saqe ndikon dukshem ne mireqenien tende. Duhet te konfirmohet se behet fjale per pezmatim te kesaj gjendre dhe nese eshte rritur mund te intervenohet. Eshte mire qe te behet trajtim i perhershem dhe jo vetem drenimi (zbrazja) e permbajtjes se cistes. Nese behet vetem zbrazja, pas disa kohesh mund te te perseriten po te njejtat shqetesim.

Gjithe te mirat.

/komuniteti