Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza, daten qe duhet te me vijne menstruacionet e kam me 26 mars dmth edhe 5 dite mirepo desha te di se a ka gjasa te jem shtatzene me kane dale pucrra qe zakonisht para mestruacioneve me del 1 ose 2 akne kete here me kane dale shume me shume dhe nuk po ngihna fryme ndersa gjoksi as nuk eshte i forte dhe as spo me dhemb, si mendon? Te lutem me kthe nje pergjigje sa me shpejte.

Mm Er (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Këto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatëzanisë. Çdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skanë shenja fare në muajin e parë.

1. Mungesa e periodave në muajin e parë. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.

2. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.

3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.

4. Ndjenja e përzierjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.

5. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.

Të uroj çdo të mirë.

Mm Er (14 vite më parë)
Falemnderit shum per pergjigjen. Desha te them se un gjithmin para periodace me zmadhohet gjoksi dhe kam dhimbje ndersa kete her as sme eshte zmadhuar as nuk kam dhimbjee

/komuniteti