Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosshtimi në peshë gjatë shtatzënisë

Doktoreshe pershendetje! Jam ne javen e 14 te shtatzanise, por nuk kam shtuar ne peshe, vetem me ka dale pak barku. Para nje jave bera ekon dhe çdo gje ishte ne rregull. A eshte normale mos shtimi ne peshe? Faleminderit dhe pune te mbare.

Oo S291 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drilona

Shtesa e peshës trupore të gruas shtatzënë, varet edhe nga pesha që gruaja ka patur përpara shtatzënisë. Në muajin e katërt, që i korespondojnë afërsisht javëve 13-17, shtimi mesatar në peshë duhet të jetë reciprokisht nga 2.35 - 3.25 kg. Por më e rëndësishme është, që shtatzënia ka ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti