Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e parakohshme

Pershendetje, jam ne javen e 32 dhe bebin e kam poshte mjeku me ka rekomanduar te pushoj dhe kam marre terapi dexametazon dhe magnezium, une e kam edhe cerklazhen qe e kam bere ne javen e 14 dhe mjeku me tha qe nuk jam e qelur vetem se bebin e kam poshte desha te di ne rast se vjen deri tek lindja para javes se 36, a mund qe beba te kete probelem shendetsore dhe a te vendos pojas per siguri keto jave ne vijim? Flm.

Nora Begolli (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nora,

Te gjitha shenjat qe i pershkruan nuk me bejne te mendoj se je e rrezikuar. Deksametazoni qe ke marre ndikon ne mushkerite e bebes, qe ne rast se lind para kohe te jete e pergatitur per jete jashte mitres. Eshte shenje e mire qe ende mban peri i serklazhes dhe qe nuk ke dhimbje barku. Perndryshe, edhe nese lind ne javen 32 gjasat qe beba te jetoje jane shume te medha. Keto gjasa jane shume shume me te medha kur te kesh mbushur 36 jave. Pojasi mund te te ndihmoje, ndonese une nuk e rekomandoj. Nese do te fillojne tkurrjet e mitres, pojasi nuk mund t'i ndaloje.

Uroj te kesh nje bebe te shendetshme!

/komuniteti