Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i antibiotikut pas lindjes

Kam lindur beben time me dt 09.03. me lindje normale por me gjilpere... diten e pare pata temperature 38.5 dhe bllokim urine, akoma nuk kam fuqi te ngrihem nga krevati, jam tmerrsisht e lodhur. Bebin e kam me qumesht gjiri por me pompe pasi gjijte i kam shume te care dhe kam shume dhimbje... para disa ditesh kisha diarre dhe kriza te forta barku. Pasi shkova tek mjeku me mori gjak ne gisht dhe tha se kam infeksion dhe me dha per mjekim antibiotike (amoxillin/clavulansäure 875mg/125 mg) me ka dhene nga nje kokerr cdo 12 ore... dje piva njeren dhe sot ne mengjes por kam ndenjur gjithe diten ne shtrat, e degjoja bebin qe qante dhe nuk isha ne gjendje ti hapja syte... te lutem me thuaj a duhet ti vazhdoje dhe a mund te jene te demshem per qumeshtin e gjirit?

Riola ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Antibiotiku që të ka përshkruar mjeku, nuk kalon te fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit. Këtë trajtim duhet ta marësh patjetër, pasi lehona ka imunitet të ulët dhe infeksioni duhet luftuar. Ndjenjën e lodhjes që ke ta jep infeksioni. Ai duhet luftuar patjetër.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti