Rreth menstruacioneve
Paola Shkembi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Paola
Çrregullimet menstruale ndodhin si pasojë e një ndryshimi të nivelit të hormoneve në gjak. Drejtohu te mjek gjinekolog për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të gjetur një shkak të mundshëm. Ekzaminimi ekografik do të ishte i nevojshëm për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve për praninë e ndonjë kisti. Pas këtyre ekzaminimeve mjeku do të vendosë për trajtimin e duhur.
Të uroj gjithë të mirat.
Menstruacionet per here te pare me kane ardhur kur kam qene afersisht 16 vjec. Pra ne fillim te vitit te pare gjimnazit, ne vitin e dyte me sakte ne tetor kam patur shume gjakderdhje dhe me pas menstruacionet nuk me kane ardhur deri ne muajin gusht pra i bie 9-10 muaj. Gjate viteve te tjera kam pasur vonesa por jo aq te theksuara dhe si kam pasur asnjehere te rregullta... tani jam 19 vjec dhe heren e parafundit me erdhen menstruacionet ne tetor te vitit 2011 dhe pastaj me erdhen ne 20 mars 2012... ska mundesi as per shtatzani as per semundje infektive pasi skam kryer asnjehere marredhenie... do doja te dija nqs eshte dicka serioze apo jo? Faleminderit.