Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa qeliza vezë prodhohen gjatë stimulimit me Clomid?

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Sapo kam mbaruar 5 diteshin e kures me clomid 50 (me rekomandim nga mjeku) mg 1 here ne dite. Tani jam ne diten e 18 te ciklit dhe te them te verteten gjate dites here pas here ndjej disa ngacmime ne pjesen e fundit te barkut. A eshte normale kjo apo ndoshta qeliza veze eshte pllenuar? Doja tju pyesja gjithashtu: sa qeliza veze prodhohen normalisht gjate nje stimulimi me clomid? A ka rrezik qe me kete stimulim te lindin edhe binjake? Ju uroj pune te mbare! Faleminderit!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kadriela

Nga stimulimi me clomid, mund të prodhohen edhe dy ose më shumë qeliza vezë. Në rast se pllenohen njëkohësisht dy ose më shumë vezë njëherësh, atëherë ndodhin shtatzëni binjake , trinjake etj.

Të uroj fat.

/komuniteti