Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pilulat kundër shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, perse duhet te merren pilulat kunder shtatzanise me rekomandin te mjekut? Ju pershendes shume.

Diana Z (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshendetje Fiona

Pilulat kundër shtatzënisë merren me këshjllën e mjekut gjinekolog, për të eleminuar efektet anësore që ato mund të japin. Mjeku duhet ti këshillojë gruas të bëjë ekzaminim gjinekologjik për të vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës dhe vaginën, ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret, cek-cup të përgjithshëm për të vlerësuar gliceminë bazale dhe yndyrnat, Pap test dhe kontroll të gjirit. Vetëm nëse këto ekzaminime rezultojnë normale, atëherë mjeku gjinekolog ofron ato metoda të kontracepsionit që janë më të përshtatëshme për gruan dhe zbaton dëshirën e saj për të përzgjedhur një nga metodat që ai ofron.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti