javë pas jave
Përshëndetje Vlora,
Nëse shtatzënia dhe gjëndja shëndetsore e përgjithshme është konstatuar si normale nga mjeku specialist, atëherë mund të udhëtosh me avion.
Shmangia e udhëtimeve gjatë shtatzënisë, sidomos kur ato janë të gjata e të lodhshme, është më e mira më e mundshme për të patur ecuri normale të saj. Asnjë lloj mjeti transporti, nuk është i klasifikuar si më i miri për shkak të ambjenteve të mbyllur që ato ofrojnë, kohës së gjatë të qëndrimit në një pozicion (veçanarisht ulur) dhe mungesën e komoditetit. Plus edhe argumenteve të tjerë, të gjithë së bashku ose veçmas, ato janë faktorë që mund krijojnë probleme në ecurinë e shtatzënisë.
Për arsye që unë po i quaj të domosdoshme apo të nevojshme, edhe mund të realizohet ndonjë udhëtim gjatë shtatzënisë. Lejen për të udhëtuar e jep mjeku që ndjek shtatzëninë, pasi ai njeh situatën shëndetsore dhe ecurinë e shtatzënisë. Nëse ajo është normale dhe pa problem të rëndësishme, atëherë gruaja shtatzënë mund të udhëtojë, por diku respektuar disa kushte. Mbi bazë të tyre si dhe këshillave që jep mjeku që ndjek shtatzëninë, gruaja merr vendimit për të kryer ose jo udhëtime të gjata gjatë shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni normale.


Pershendetje dr Mimoza, une jam ne javen e 11 te shtatzanise, jetoj ne Gjermani, kam nje pyetje une kam deshire te udhetoj per Kosove sepse e kam prindin teper semure, kam deshire te shkoj ta shof edhe pse nuk jam mire me shendet, por keshtu vetem po merzitem me shume dhe po i bej dem vehtes a mundem te udhetoj ne kete kohe dhe a eshte shume rrezik per mua?