javë pas jave
Përshëndetje Nadi
Interesante pyetja që bën mbi metodën e llogaritjes së moshës së shtatzënisë. Po shpjegoj në mënyrë të kuptueshme për jo profesionistët, fiziologjinë e aparatit gjinor femëror.
E konsiderojmë të filluar ciklin menstrual, me ditën e parë të gjakrrjedhjes. Kohëzgjatja e gjakrrjedhjes, mund të jetë deri në 3,4 ose 5 ditë. Shkaku i saj është dalja jashtë e shtresës funksionale të endometrit në trajtën e menstruacionit, kur nuk ndodh fekondimi i vezës. Nga dita e përfundimit të gjakrrjedhjes e deri rreth ditës së 12-13, veza në vezore piqet për t’u bërë e aftë për fekondim. Nga dita e 12-13 e deri rreth ditës së 15-16, veza qarkullon në mitër. Nëse në mitër qarkullojnë edhe spermatozoidë, atëherë veza fekondohet. Nëse në mitër nuk ka në qarkullimin spermatozoidë, atëherë veza nuk fekondohet. Nga dita e 15-16 e deri rreth ditës së 28 (varet nga gjatësia e ciklit menstrual), nëse veza është fekonduar, ajo lidhet me endometrin duke vazhduar formimin e fetusit e më tej. Nëse veza nuk është fekonduar, atëherë mukoza e endometrit nga dita e parë e deri në 3, 4 ose 5 ditë, del në formë gjakrrjedhje.
Në këtë përshkrim të shkurtër të ciklit menstrual, vihet re se fazat e ndryshme nuk kanë ditë fikse të aktivitetit të tyre. Por edhe kohëzgjatja e gjithë ciklit menstrual nuk është gjithnjë e përcaktuar në ditë e për më tepër e barasvlefshme nga një grua tek tjetra.
Pra, e vetmja ditë e saktë e ditur, është dita e parë e fillimit të gjakrrjedhjes. Por, për më tepër se kaq, dita e parë e fillimit të ciklit menstrual tregon se organizmi po largon atë që ka mbetur nga tentativa e dështuar për konceptim, dhe fillon përgatitjen për një tentativë të re për shtatzëni. Në fakt, konceptimi mund të ndodhë me siguri të lartë nga dita e 12-13 e deri tek dita e 15-16 por, mund të ndodhë edhe rreth këtyre ditëve. Nëse çifti kryen raporte seksuale me mendimin për të konceptuar fëmijë, të themi çdo ditë, atëherë nuk do të ishte e mundur të llogaritej mosha e shtatzënisë. Kjo do ishte e mundur vetëm nëse çifti gjatë një cikli menstrual kryen vetëm një raport seksual dhe ditën e seksit e ka të rregjistruar. Në këtë rast saktësia e moshës së shtatzanisë, është e madhe. Prandaj fillimi i matjes së kohës së shtatzënisë, konsiderohet dita e parë e fillimit të gjakrrjedhjes për shkak të saktësisë. Dhe duke u nisur nga kjo ditë, shkenca mjeksore llogarit që lindja normale ndodh në javën e 40.
E thënë thjeshtë, fillimi i llogaritjes së shtatzënisë në ditën e parë të menstruacionit të fundit, është marrëveshje mjeksore për të mundësuar ndjekjen sa më lehtë të ecurisë së saj.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, diten e pare te periodave te fundit e kam pas me 30 dhjetor 2011 mirepo deri ne gjysem te muajit janar 2012 kam pas marredhenje me mbrojtje, e tash nuk di a ti numeroj javet me diten e pare te periodave te fundit apo prej ne gjys te janarit dmth prej dates te ciles nuk jam mbrojte? Flm per kohen qe ndani per ne.