Lëvizjet e shpeshta të bebit
Adelina Potera
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale. Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.
Gjithashtu uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.
Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 8, beba leviz shume edhe 2 dite hy ne muajin e 9, deshta te di pse me leviz beba shume, e ka kohen me lind apo cfare? Ju uroj dite te mbare e flm per pergjigjjen.