Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vozitja e bicikletës gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, deshta te te pyes se jam ne javen e 29 dhe a guxoj te vozis biciklete gjate ketij muaji?

Mimoza <3 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Rreziku më i madh për foshnjen mund të jetë rrëzimi nga bicikleta. Rrëzimi mund të shkaktojë traumë në abdomen, gjë që mund të shpie në shkëputjen e parakohëshme të placentës, lindjen e parakohëshme apo edhe në rastin më të keq, vdekjen fatale. Por edhe lëvizja në gropa poshtë e lartë mund të iu shkaktojë gjakderdhjen. Në tremujorin e fundit, do të jetë e vështirë të mbahet baraspesha, gjë që iu rrezikon nga rrëzimet nga bicikleta. Prandaj unë nuk do tju rekomandoja ta bëni këtë, nëse po atëherë duhet të keni kujdes të shtuar.

Të uroj një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti