Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kurohet stafilokoku gjatë gjidhënjes?

Pershendetje doktoreshe Mimoza, jam nje nene e dy femijeve dhe po planifikoj te kem nje femije tjeter, por kam nje problem qe me shqeteson, te dy femijet nuk i kam ushqyer me gjoks pasi kam pasur problem me thithat por dhe kam pasur stafilokok, a mundet qe kjo semundje te kurohet gjate kohes qe kam femijen ne gji? Dhe a sjell probleme per femijen nese kurohem gjate kesaj kohe?

Anisa Arapaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa

Nëse mbetesh shtatzënë, në javën e 37-të të shtatzënisë, rekomandohet të fillohet masazhi i gjirit dhe thithkave të tij. Kjo jep mundësinë e parandalimit të formimit të ragadeve dhe evitimin e infeksioneve. Nëse gjatë gjidhënies të ndodh ky fenomen, atëherë trajtimi me antibiotikë që nuk vetëm të rekomanduar nga mjeku dhe lyrja me pomade jo toksike për fëmijën, do të ishte e rekomandueshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti